Lenjani: Panucci nuk mund të jetë më shumë shqiptar se unë
Anësori i Sionit, Ermir Lenjani u rikthye në kombëtare pas largimit të Christian Panuccit. Edhe pse nuk ka dëshirë të flasë për të shkuarën, futbollisti kuqezi thumbon ish-trajnerin me deklaratën e tij, teksa thekson se Panucci nuk mund të jetë kurrë më shqiptar se ai.
“Nuk dua të flas shumë për atë letër. Të gjithë e kanë parë çfarë kam menduar dhe çfarë kam thënë. Nuk dua të flas për Panuccin. Ishte vendim shumë i vështirë dhe më ka ardhur shumë inat që nuk isha në Kombëtare. Të them të drejtën Panucci nuk mund të jetë më shumë shqiptar se unë. E kam pasur fanellën veshur deri tani, ndaj ka ndodhur diçka e tillë”, ka thënë Lenjani.
“Nuk e kam kuptuar as unë. Kam bërë një sezon mjaft të mirë dhe me ndeshje të mira edhe nuk isha në grumbullim. Nuk dija si ta shpjegoja. Vendosa të qëndroja i qetë dhe ajo që ndodhi me Panuccin është lënë pas. Ka qenë në Zyrih dhe kemi takuar edhe me tjerë lojtarë. Kemi pasur një bisedë mjaft të mirë. Më ka treguar çfarë mendimi ka dhe kemi folur”, ka shtuar Lenjani.