Lenjani: Qeveria ta ketë prioritet Emergjencën, pandemia na ka ngarkuar
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, ka thënë se për shkak të pandemisë Covid-19, Emergjenca ka qenë e ngarkuar me pacientë.
“Për shkak të pandemisë, shërbimet emergjente kanë qenë të mbingarkuara. Megjithatë asnjë qytetarë nuk është kthyer mbrapa pa marrë shërbime”, ka thënë ai gjatë vizitës se kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj në QKUK.
Lenjani ka kërkuar që shërbimet emergjente të jenë prioritet për qeverinë e ardhshme, pasi sipas tij Klinika Emergjente është shumë e ngarkuar me pacientë të cilët ankojnë nga probleme të ndryshme shëndetësore.
“Unë falënderoj ministrin që ka përkrahur Emergjencën, por kërkoj që shërbimet emergjente të jenë prioritet për çdo Qeveri, edhe për ato që do të vinë në të ardhshme. Ka shumë pacientë që kërkojnë ndihmë në Emergjencë”, ka thënë Lenjani.