Lenjani: Shpresoj të shkruajmë historinë ndaj Anglisë

26 mars 2021 | 12:56

Heroi i fitores kundër Andorrës, Ermir Lenjani është shfaqur shumë i lumtur pas ndeshjes. Mbrojtësi deklaroi se ndihet shumë mirë në vendosjen 3-5-2.

“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë! Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj”, tha Lenjani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Restaurimi i ish-Hamamit të Prishtinës në muze…