Lenjani transferohet në Umranyespor
10 qershor 2022
| 14:24
Ermir Lenjani është bërë me skuadër të re. Këmbëshpejti shqiptar gjatë ditës së sotme u zyrtarizua si lojtari më i ri i skuadrës turke Umranyespor.
Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Lenjani nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën turke. 32-vjeçari luajti për skuadra si Grassopersin, Sionin dhe St. Gallen.