Lennox Lewis: Ja kush është boksieri më i mirë në botë
Legjenda e boksit, Lennox Lewis në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, është shprehur se ka vetëm një mënyrë për të përcaktuar se cili mes Anthony Joshua, Deontay Wilder e Tyson Fury është më i miri në peshën e rëndë.
“Ata duhet të duelojnë mes tyre për të nxjerrë më të mirin. Për peshën e rëndë është një fat i madh që ka 3 boksierë të tillë dhe të pamposhtur. Ata nuk duhet të mendojnë vetëm për paratë por edhe për spektaklin, për fansat”, ka thënë Lewis.
Në dhjetor u zhvillua njëri prej dueleve, Wilder dhe Fury dolën në barazim dhe dy boksierët po mendojnë për revanshin. Ndërkohë që, dy boksierët po rrisin pensionin ndaj Joshua, për të dueluar ndaj tij. “Unë mendoj se sot kemi ‘big three’ (3 të mëdhenjtë), që duhet të përballen mes tyre, duele të mëdha. Ata nuk duhet të anashkalojnë këto sfida mes tyre. Në fakt, barazimi mes Wilder dhe Fury prishi punë, pasi fituesi duhej të duelonte me Joshua, që tani nuk ka rival”, ka deklaruar Lewis.