Leno: Arsenali, klubi më i madh në Londër
12 shtator 2019
| 13:54
Portieri gjerman, Bernd Leno është i bindur që Arsenali është klubi më i madh në Londër. Gjermani tashmë është blinduar si numri 1 i Arsenalit dhe është i lumtur me rivalitet që kanë me Tottenham dhe Chelsean, por thotë se “Topçinjtë” janë klubi më i madh londinez.
“Sigurisht që Arsenali është një klub botëror, klubi më i madh në Londër. Arsenali është klubi me tifozë në të gjithë botë”, ka thënë Leno. “Pavarësisht se ku jemi, gjithashtu në SHBA apo Azi, ka shumë tifozë të Arsenalit kudo”, ka shtuar ai.