Leno: Bundesliga është e mërzitshme
08 qershor 2020
| 13:33
Bernd Leno ka luajtur me Stuttgart dhe Bayer Leverkusen përpara se të transferohej tek Arsenali në verën e vitit 2018. Portieri gjerman, i cili numëron gjashtë ndeshje të zhvilluara me kombëtaren, nuk sheh asgjë interesante te Bundesliga.
Në një prononcim për SWR Fussball, 28-vjeçari flet hapur rreth dominimit të Bayern Munchen, që kryeson me 7 pikë nga vendi i dytë dhe është shumë afër fitimit të titullit të radhës.
“Bayern Munchen e ka fituar titullin kampion, si gjithmonë, si çdo vit. Kampionati gjerman është i mërzitshëm dhe i trishtueshëm. Gjithmonë ka shpresa se do të bëhet një garë emocionuese për titullin, por nuk shoh se do të ndodhë diçka e tillë në vitet e ardhshme. Bayerni është shumë i fortë”, ka deklaruar portieri i Arsenalit.