Leno: E dija se Xhaka dhe Aubameyangu nuk do të largoheshin
05 shkurt 2020
| 11:56
Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, ka thënë se asnjëherë nuk është frikësuar se nga skuadra do të largohen Granit Xhaka dhe Pierre Emerick Aubameyang.
Sulmuesi Aubameyang lidhej me një transferim te Barcelona, kurse Xhakën e dëshironte Hertha Berlin.
“Sigurisht, ka shumë thashetheme dhe njerëzit flasin për këto gjëra. Por, kurrë nuk ishte ndjenja se ndonjë lojtar po mendonte për një skuadër tjetër, ose dëshironte të largohej, refuzonte të stërvitej ose nuk kishin fokusin te stërvitja. Të gjithë mund të shohin se kemi trajner të ri dhe një mentalitet të ri. Ne duam të ndërtojmë diçka këtu tek Arsenali”, ka thënë Leno.