Leno: Ndihem sikur kam një jetë me Arsenalin
13 mars 2019
| 13:46
Arsenali po kalon një nga periudhat më të mira në kampionat teksa, përveçse triumfoi ndaj Manchester Unitedit në javën që lamë pas, ka shkurtuar në vetëm një pikë diferencën me Tottenhemin e vendit të tretë.
Një ndër lojtarët më të spikatur të “topçinjve” ka qenë pa dyshim portieri Bernd Leno. Gardiani i londinezëve ka qenë në jo pak raste deçiziv për ekipin me pritjet e tij.
“Ndihem sikur kam një kohë të gjatë këtu, pasi jam ambientuar me ekipin dhe vendin. Mendoj se është diçka normale kur vjen nga një vend tjetër të nevojitet kohë, sidomos për një portier, pasi është ndryshe. Tani ndihem sikur kam një jetë këtu”, ka thënë Leno.