Leo Messi kërkon largimin nga PSG-ja

11 mars 2022 | 22:41

Pasi që PSG-ja u eliminua nga Real Madrid në Champions League zhgënjimi është i madh në kampin francez.

Pas ndeshjes presidenti Nasser Al-Khelaifi u tërbua me arbitrin e ndeshjes, kurse Neymar u përplas me portierin Donnarumma.

Tashmë një tjetër zhvillim ka ndodhur te PSG. Sipas mediave në Spanjë, Leo Messi me eliminimin nga Champions League ka kërkuar largimin në verë.

Emri i argjentinasit është lakuar shumë për një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Inter Miami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerikanët që udhëtojnë në Ukrainë dhe luftojnë krah-përkrah forcave ukrainase…