Leonard shkëlqen ndaj Torontos, Lakersat mposhtin Orlandon

12 dhjetor 2019 | 15:55

Clippersat fituan me rezultat 112-92 ndaj Torontos në fushën e kësaj të fundit, ndeshje ku Leonard rikthehej për herë të parë në Kanada, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin e fundit.

Ylli i Clippersave, mori fillimisht unazën e kampionit para fillimit të ndeshjes dhe më pas realizoi 23 pikë në parket, duke qenë më i miri për ekipin e tij. Fiton edhe skuadra e Lakersave ndaj Orlandos (96-87), takim ku shkëlqeu LeBron James, që realizoi një “triple double” (25 pikë, 11 rebound e 10 asistime). Sacramento triumfoi 94-93 ndaj Oklahomës në sekondat e fundit, me Hield që realizoi 23 pikë, ndërsa New York e mposhti me rezultat 124-122 Golden State pas kohës shtesë, takim ku u dallua Morris, autor i 36 pikëve.

Fiton edhe ekipi i Milwaukee me rezultat 127-112 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Bledsoe, autor i 29 pikëve. Në këtë ndeshje, MVP i sezonit të fundit, Antetokounmpo, ishte pushim, por mungesa e tij nuk u ndie. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Houston                110-116
Indiana – Boston                      122-117
Orlando – Lakers                      87-96
Toronto – Clippers                   92-112
Brooklyn – Charlotte               108-113
Chicago – Atlanta                     136-102
Minnesota – Utah Jazz             116-127
Phoenix – Memphis                  108-115
Milwaukee – New Orleans       127-112
Sacramento – Oklahoma         94-93
Golden State – New York        122-124

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hatim Baxhaku, ka…