Leonard transferohet te Toronto, DeRozan shkon te Spursi

20 korrik 2018 | 19:14

Pas shtatë sezonesh me skuadrën e San Antonio Spursit, ku luajti 407 ndeshje, basketbollisti Kawhi Leonard është transferuar te skuadra kanadeze e Toronto Roptorsit.

Bashkë me të ka shkuar te kanadezët edhe Danny Green si dhe një shumë prej pesë milionë dollarësh, ndërkohë që në kahun e kundërt kanë lëvizur DeMar DeRozan dhe Jakob Poeltl. Te Spurs edhe një zgjedhje në draftin e vitit 2019. Ka qenë ky verdikti i një transferimi mjaft të rëndësishëm për sezonin e ri në NBA, pasi bëhet fjalë për dy yje. Leonard ka vendosur ta braktisë Perëndimin për të luajtur në Lindje, ndërsa DeRozan do të jetë nën urdhëratë e trajnerit Gregg Popovich.

Ardhja e Leonardit përforcon ndjeshëm ekipin kanadez, që sezonin e fundit e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë dhe rrit pretendimet për titullin kampion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakti që “përmbushja e kritereve për liberalizim”, u publikua pikërisht…