Leonardo Di Caprio jep 10 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës
08 mars 2022
| 12:26
Aktori i njohur i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio, i ka dhënë 10 milionë dollarë apo mbi 9 milionë e 100 mijë euro për të ndihmuar Ukrainën.
Kështu raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve e këtij vendi.
“Aktori hollywoodian, Leonardo Di Caprio ka transferuar 10 milionë dollarë për Qeverinë e Ukrainës si ndihmë ndaj agresionit rus. Donacioni është në përkrahje të luftës si dhe për nevoja humanitare të Ukrainës”, raporton “Ukrinform”.
Di Caprio ka deklaruar se edhe gjyshja e tij i ka rrënjët ukrainase.
Kjo llogaritet se është shuma më e madhe që një person ka donuar për ushtrinë ukrainase.