Leonardo DiCaprio ndahet nga e dashura disa muaj pasi mbushi 25 vjeçe
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, i ka dhënë fund lidhjes së tij pesëvjeçare me modelen, Camila Morrone, vetëm pak muaj pasi ajo mbushi 25 vjeçe.
Një burim i afërt me 47-vjeçarit ka thënë për “The Sun” se fituesi i çmimit Oscar dhe bukuroshja u ndanë në fund të kësaj vere.
Kjo ndarje duket se përforcon thashethemet se ylli i “Once Upon a Time in Hollywood”, nuk dëshiron që të ketë lidhje me një vajzë mbi moshën 25-vjeçare.
“Leo dhe Camila i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë verës”, tha një burim, udke shtuar: “Nuk ka ndjenja të këqija mes tyre. Thjesht erdhi në një përfundim të natyrshëm”.
Kujtojmë se aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor të vitit 2017. 23 vitet e diferencës së moshës, Camila i komentoi njëherë kështu:
“Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të jetë me atë që dëshiron të jetë”.