Leonardo DiCaprio përjeton një tjetër “Titanic”
12 janar 2020
| 13:11
Ylli i filmit “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka përjetuar një aventurë interesante në det para ndërrimit të viteve.
Aktori i famshëm i Hollywoodit është kthyer në një hero duke shpëtuar me jahtin e tij privat një 24-vjeçar francez që kishte mbi 11 orë në ujë.
Marinari në gjendje të dehur si duket kishte rënë aksidentalisht nga anija turistike e Klubit Med në det, pranë St Martin në Karaibe.
Më 30 dhjetor, Di Caprio ishte me pushime me të dashurën 22-vjeçare Camila Morrone. Duke lundruar me varkë, bashkë me disa miq, ata dëgjuan thirrjen e emergjencës. Fatmirësisht ata e shpëtuan personin një orë para perëndimit, ndërkohë që po afronte stuhia.