Leonardo konfirmon largimin e Cavanit dhe Silvës nga PSG-ja

14 qershor 2020 | 19:31

Ashtu siç ishte folur gjatë këtyre ditëve në media, ka ardhur më në fund edhe konfirmimi zyrtar nga drejtuesi i Paris Saint Germainit, Leonardo, që në një intervistë për mediat franceze pranoi se Edison Cavani dhe Thiago Silva do ta lënë kryeqytetin francez në fund të sezonit.

“Kemi mbërritur në fund, pasi klubi nuk u ka ofruar kontratë të re Cavanit dhe Silvës, kështu që ata sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e jona. Ideja jonë për momentin është që të firmosim një kontratë dy mujore për t’i pasur deri në fund të gushtit, duke qenë se do të luhen ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Leonardo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre…