Leonardo zbulon të ardhmen e Mbappes dhe Neymarit

25 shkurt 2021 | 16:56

E ardhmja e Kylian Mbappes dhe Neymarit zë vendin e parë në çështjet për zgjidhje te PSG-ja. Drejtori sportiv, Leonardo, foli për këtë në intervistën e dhënë “France Bleu Paris” dhe raportuar nga “L’Equipe”.

“Kemi kohë që flasim për kontratën e Kylian Mbappes. Ka ardhur momenti për të marrë një vendim. Mund të them se ekziston një qasje e mirë për dialog”, ka thënë Leonardo, i cili foli edhe për Neymarin. “Ne jemi në rrugën e duhur, por firma mbi kontratë do t’i japë fund gjithçkaje. Unë mendoj se është, gjithashtu, koha e duhur për rinovimet e Di Maria dhe Bernat. Ideja është t’i mbyllim këto katër rinovime sa më shpejt të jetë e mundur. Ne duam t’i mbajmë të gjithë”, ka shtuar Leonardo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Venezuela ka urdhëruar ambasadoren e Bashkimit Evropian të lërë vendin…