Leonora i del kundër Labit: Jeta e qytetarit ka më shumë rëndësi

02 maj 2020 | 15:26

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri gjatë ditës së shtunë ka bërë një reagim lidhur me vendimet e reja nga intitucionet.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se gjatë këtij viti nuk do të organizohen dasma, ahengje familjare apo tubime me shumë njerëz, shkaku i pandemisë globale

Ishte Labi ai i cili në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, doli kundër këtij vendimi duke thënë se ai dhe shumë kolegë të tij kanë marrë parapagesë për dasmat në të cilat ishin prenotuar të këndonin dhe nuk mund t’i kthejnë ato para ngase i kanë harxhuar.

Tutje, Tahiri e quajti situatën e COVID-19 një mashtrim dhe shpërlarje truri e popujve, duke bërë kështu thirrje për normalizim të situatës, e madje paralajmëroi edhe protesta.

Mirëpo pavarësishst se u thirr në emër të shumë kolegëve, duket se ka një pjesë të tyre që nuk pajtohen me të.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, duke thënë se nuk pajtohet me Labinot Tahirin dhe se për të si personazh me ndikim, ka më shumë rëndësi shëndeti i popullit.

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/B_rbl1xBB4i/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se…