
Leonora Jakupi në mbështetje të Hashim Thaçit
23 mars 2025
| 00:07
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka shprehur mbështetje të fuqishme për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas zhvillimeve të fundit.
Ajo publikoi një postim në rrjetet sociale, ku e theksoi besimin e saj te Hashim Thaçi si lider dhe personalitet kyç në historinë e Kosovës.
Leonora në foton e Hashim Thaçit ka bashkangjitur këngën e saj dedikuar tij ‘Komandant’.
Kujtojmë se Leonora Jakupi është vajza e dëshmorit të Kosovës, Qazim Jakupit, si dhe është një nga emrat e njohur të muzikës kosovare dhe është angazhuar gjithmonë në mbështetje të çështjeve kombëtare.