Lëpiu akulloren në supermarket dhe e futi sërish në frigorifer, 30 ditë burg për të ‘çmendurin’
08 mars 2020
| 14:33
Një 24-vjeçar në Teksas të ShBA-së është arrestuar pasi postoi në mediat sociale një video duke lëpirë një akullore në supermarket dhe më pas e futi sërish në frigorifer. Videoja e tij u bë virale.
D’Adrien Anderson është dënuar me 30 ditë burg dhe është urdhëruar të paguajë 1.565 dollarë për kompaninë e akullores, “Blue Bell Creameries”.
Ai do të bëjë gjithashtu edhe 100 orë punë të papaguara. Anderson u deklarua fajtor për sjellje të gabuar dhe i tha policisë se e lëpiu akulloren si shaka para se të kthehej dhe ta blinte atë.