Leposaviq, një person thotë se dy të maskuar e rrahën dhe ia hoqën targat
30 dhjetor 2022
| 09:40
Të mërkurën një qytetar ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar.
Ai i ka thënë policisë se ata ia kanë hequr targat e veturës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij”, thuhet në njoftimin e raportit të Policisë së Kosovës.
“Rasti është duke u hetuar”, vijon njoftimi.