Leposaviqi i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

14 shtator 2023 | 11:48

Kuvendi Komunal i Leposaviqit ka votuar pro që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës!Na priftë e mbara!”,  ka shkruar Uka në “Facebook”

Në fund të muajit gusht, edhe Mitrovica e Veriut ishte bërë  anëtare e AKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkumbin Zherka nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…