“L’Equipe” zgjedh formacionin më të mire për 2017
E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” zgjodhi 11 futbollistët më të mirë të kontinentit të vjetër për vitin që sapo lamë pas.
Në një formacion ëndrrash që nuk do të realizohet kurrë, gazetarët transalpinë vendosën yjet e futbollit evropian që shkëlqyen në 2017. Portieri Buffon është zgjedhur më i miri në rolin e tij. Veterani është italiani i vetëm në formacionin e “L’Equipe” dhe gjithashtu përfaqësuesi unik i Juventusit, skuadër që ka luajtur finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në 3 vitet e fundit dhe që ka fituar 6 tituj radhazi në Itali. Pjesa e luanit në përzgjedhjen e francezëve sigurisht që do t’i takonte Realit të Madridit.
Galaktikët kanë 4 përfaqësues në formacionin më të mire, Cristiano Ronaldo, Marcelo, Sergio Ramos e Luka Modriq. Në një skemë spektakolare 4-2-4 edhe PSG-ja ka kontributin e tij me sulmuesin uruguaian Edinson Cavani, si dhe dy brazilianët Daniel Alves e Neymar, ky i fundit pjesërisht edhe për kontributin te Barcelona. Në formacionin evropian të vitit sipas “L’Equipe”, janë gjithashtu Lionel Messi, Matts Hummels dhe Ngolo Kante. (Top Channel)