‘L’Equipe’: Zidane nuk vazhdon me Realin  

24 maj 2021 | 15:23

Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madrid sezonin e ardhshëm. Edhe pse ka edhe një vit kontratë me “Los Blancos”, tekniku francez e ka mbyllur aventurën me klubin spanjoll. L’Equipe shkruan se zyrtarizimi i ndarjes do të ndodhë këto ditë.

Sipas të përditshmes franceze, drejtuesit e Realit, edhe pse kanë nisur nga puna për lëvizjet dhe ndryshimet që do të ndodhin në lidhje me sezonin e ardhshëm, ata nuk kanë asnjë kontakt me Zidane apo pjesëtarët e tjetër të stafit teknik.

Emri i Zizou lidhet prej kohësh me Juventusin. Andrea Pirlo ia doli të sigurojë objektivin Champions League, por konfirmimi i tij në stolin bardhezi nuk ka ndodhur akoma. Zidane mbetet opsion për pankinën e ekipit ku ka luajtur më parë si futbollist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…