“Lëreni arushin tim të fluturojë përsëri” – Nëna e 9-vjeçarit që humbi jetën nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve përlot botën me mesazhin e saj

22 dhjetor 2024 | 22:29

Nëna e 9-vjeëarit André Gleißner, i cili humbi jetën nga sulmi terorist i dy ditëve më parë në tregun e krishtlindjeve në Agdeburg në Gjermani, i ka prekur të gjithë me postimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social nëna e 9-vjeëarit shkruan: “Lëreni arushin tim të vogël pelushi të fluturojë përsëri nëpër botë. André nuk i bëri asgjë askujt”.

“Lëreni arushin tim të vogël pelushi të fluturojë përsëri nëpër botë. André nuk i bëri asgjë askujt. Ai ishte me ne në tokë për vetëm nëntë vjet. Pse ti ? Pse? Nuk e kuptoj. Tani je me gjyshen dhe gjyshin në parajsë. Ata ta kanë ndjerë aq shumë mungesën, sa ne këtu tani. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Ta premtoj këtë”.

Kujtojmë që mbrëmjen e së premtes një makinë e drejtuar me shpejtësi marramendëse nga mjeku 50-vjeçar saudit Taleb al-Abdulmohsen u mori jetën 5 personave, mes tyre dhe 9-vjeëarit André Gleißner.

Përveç André, katër gra të moshave 45, 52, 67 dhe 75 vjeç kanë humbur jetën gjithashtu në këtë sulm fatal me makinë. Ende nuk janë bërë publike emrat e viktimave nga autoritetet gjermane.

Një faqe GoFundMe e krijuar për të mbështetur familjen e Andre mblodhi afro 50,000 euro përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pritje të marrjes së presidencës në 20 janar nga…