Lëshohen dronë nga Iraku, kundër objektivave në Izrael
Në një video të publikuar në mediat sociale – dhe të rikapur nga media të shumta – Rezistenca Islamike në Irak njoftoi se kishte lëshuar disa dronë kundër “një objektivi jetik” në Eliat, në Izraelin jugor, në kufirin midis Egjiptit dhe Jordanisë.
“Sulmi – thekson grupi, që bashkon një sërë forcash pro-iraniane irakiane – është përgjigje ndaj shkeljes së sovranitetit të Irakut nga armiku sionist dhe ndaj sulmit të tij kundër Forcave të Mobilizimit Popullor irakian (PMF)”.
Më herët, Baza e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut u trondit nga një shpërthim, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të ushtrisë, ku raporton se një shpërthim i madh tronditi një bazë ushtarake të përdorur nga Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF) në jug të Bagdadit.
Një deklaratë e lëshuar nga PMF në provincën Babiloni, në jug të Bagdadit, thoshte se “agresioni amerikan bombardoi bazën ushtarake Kalsu”.
Fillimisht, nuk u raportua për viktima.
Por, më pas, numri i bombardimeve, aktualisht misterioze, kundër bazës ushtarake në Irakun qendror, e cila strehon trupat e ushtrisë dhe ish-paraushtarakët pro-iranianë nga Hachd al-Chaabi, të integruar në forcat e rregullta, po përkeqësohet.
Të paktën dy persona vdiqën në sulmin gjatë natës kundër një baze të milicisë pro-iraniane në Irak. Këtë e bëjnë të ditur burime lokale.
Burime nga Ushtria dhe Ministria e Brendshme deri më tani nuk kanë mundur të japin informacion se kush ishte përgjegjës për aksionin që kishte në shënjestër bazën dhe as nuk kanë thënë nëse ishte “sulm me dron”.
Numri i ri, ende i përkohshëm, është “një i vdekur dhe tetë të plagosur”. “Në magazinat ku ndodhen pajisjet pas bombardimeve ka shpërthime”, shpjegojnë të njëjtat burime: “Zjarri po shkatërron disa sektorë dhe kërkimi për të plagosurit vazhdon. Bombardimi goditi pajisje, armë dhe automjete”.
Sulmi kundër bazës pro-iraniane në Irak u krye me sa duket nga avionët ushtarakë izraelitë: ky është rindërtimi – jozyrtar – i raportuar nga mediat lokale të internetit dhe i atribuohet burimeve pranë autoriteteve të Teheranit. Burimet amerikane, megjithatë, kanë përjashtuar pjesëmarrjen e SHBA-ve në sulm.
Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara shpjeguan në X, ish-Twitter, se Shtetet e Bashkuara nuk kryen sulme ajrore në Irak sot”. Në një postim të shkurtër, Centcom shpjegoi se ishte në dijeni të “raporteve se SHBA-të kanë kryer sulme në Irak”.
“Këto informacione janë false”, shton Komanda. Izraeli nuk është i përfshirë në raportet për shpërthime në Irak. Këtë e lanë të ditur disa burime në CNN.