Lëshohen patentëshoferët me dizajn të ri (Foto)
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nëpërmjet Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) ka filluar me lëshimin e patentëshoferëve me dizajn te ri.
Me këtë rast, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, ka thënë se patentëshoferët me dizajn të ri si dhe patentëshoferët mobil kanë shumë përparësi, pasi mundësojnë saktësi më të madhe në procedurën e kontrollit.
“Patentëshoferët me dizajn të ri sigurojnë efikasitet të përmirësuar, pasi procesi është i shpejtë, transferon të dhënat dhe zgjatë vetëm disa sekonda si dhe është i sigurt dhe i qëndrueshëm”.
“Në kuadër të politikave të MPB-së, është që të ofrojë sa më shumë shërbime cilësore qytetarëve dhe në kuadër të këtyre shërbimeve të mos i ngarkojë me pagesa shtesë dhe për këtë është duke u planifikuar të merret një vendim për uljen e tarifave për pajisje me patentë-shoferë”, ka thënë Sefaj.
Ndërsa drejtoi i ARC-së, Bekim Hoxha, ka pohuar se dizajni i ri i patentëshoferëve ka përfshirë ndryshimet e nevojshme që janë paraparë në përmbajtjen dhe formën e patentëshoferit të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për patentëshofer, atij për rregullat e trafikut rrugor dhe direktivave të BE-së.
“Te patentëshoferi është i inkorporuar edhe me QR-Code, i cili do të mundësojë zbatimin e patentëshoferit mobil të lëshuar javën e kaluar nga MPB”, ka thënë Hoxha.