Lëshohet në punë njësia B1, Termokosi nis të furnizohet me avull për ngrohje

16 dhjetor 2021 | 09:51

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe, si rrjedhojë, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEK’u ka bërë me dije se aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2021 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KEDS’it.

Ndryshe, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar dje se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Sipas Termokos, arsye për këtë ishte pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Me ngrohje dje janë furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një intervistë dhënë për…