Lëshohet në qarkullim pulla postare “Dëshmorët e Gjakovës”
22 dhjetor 2018
| 17:57
Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën postare me titull “Dëshmorët e Gjakovës” që i dedikohet të gjithë dëshmorëve të kësaj komune, bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të postës.
“Pulla postare për dëshmorët e Gjakovës përfaqëson nderin dhe respektin për veprën dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të rënë të kësaj komunë në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999”, thuhet në njoftim.
Në pullë postare është paraqitur imazhi i memorialit “Shokët e Lirisë”, me pesë shtylla të kuqe, që i kushtohet të gjithë dëshmorëve, djemve dhe vajzave, që iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e tyre e jashtëzakonshme në mbrojtje të popullatës civile do të jetojë përgjithmonë.