Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik – Hani i Elezit
29 maj 2018
| 13:03
Rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit është lëshuar për qarkullim rrugor për automjete, ka bërë me dije ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Qarkullimi në këtë rrugë ishte ndalur në fillim të këtij muaji për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe gurëve.
“Mendoj se sot kemi bërë një punë të mirë dhe në afat rekord kompania ndërtuese ka përfunduar punën dhe tashmë rruga është qarkullim” ka thënë Lekaj për “Radion Evropa e Lirë”.