Lëshohet viza e parë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë

01 tetor 2019 | 14:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka bërë me dije se të martën ka lëshuar vizën e parë në Prishtinë.

Kjo ambasadë nëpërmjet fotografive të publikuara në faqen zyrtare në “Facebook”, ka uruar personin e parë nga Kosova që është pajisur me vizë amerikane.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat do të kryhen në Kosovë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Ambasada e ShBA-së ka njoftuar se tani e tutje në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/3682975715061890/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- komandanti i UÇK-së, Ajvaz Berisha është larguar nga Lëvizja…