Less: Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë, por nuk shoh asnjë shans për përparim
Profesori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, ka thënë se beson se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, sepse nuk është në interesin e asnjërës palë ta fyejë Perëndimin, duke u larguar prej tij, por që nuk sheh asnjë shans për përparim në dialog.
Less ka shpjeguar përse Prishtina nuk dëshiron të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të paktën si diçka më shumë se një organ simbolik dhe vetëm nëse Beogradi së pari pranon të njohë Kosovën, gjë që Beogradi refuzon dhe, siç ka thënë ai, insiston në autonominë thelbësore të serbëve.
“Dhe në ndërkohë, të dyja palët po qarkullojnë nëpër qarqe burokratike – Kosova insiston që Serbia duhet të respektojë marrëveshjen e Ohrit, Serbia insiston që Kosova duhet të respektojë marrëveshjen e Brukselit, e kështu me radhë pafundësisht”, ka thënë Less.