
Less flet për “dy hapa” që Kosova duhet t’i ndërmerr për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të vet
30 mars 2025
| 14:17
Timothy Less, studiues në Universitetin e Kembrixhit, ka vlerësuar se Kosova duhet të ndërmerr dy hapa, sipas tij kryesor, në ruajtjen e vëmendjes së aleatëve të vet të sigurisë – kjo në një rrafsh të ri të politikave globale.
“Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë – në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, ka thënë Less për Radio Evropa e Lirë.