Letër homazh për kryeluftëtarin QAZIM ZEKA

26 korrik 2021 | 22:47

AGRON MIRDITA

Mësuesin, Qazim Zeka e njoha në front të luftës. Edhe pse në moshë Qaza jo që nuk mbetej prapa as për një hap nëpër beteja me barbarët serb, por me veprimet e veta vetëmohuese, me bindjet prej idealisti. Ai na u shēndrrua në model shembullor.

Mësuesi luftētar vinte nga Moistiri i Istogut me një të kaluar të rëndë gjatë sundimit serbosllav. Disa herë i arrestuar dhe i burgosur për veprimtari kombëtare por dënimet Qazën e bënin edhe më të fortë.

Vuajtjet e kalitën kryeluftëtarin që të pranoj të vdesë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Dhe kur erdhi çasti i dëshiruar pa fije hezitimi rroku pushkën dhe iu bashkangjitë UÇK-së, i gatshëm të deponojë jetën në Altar të Atdheut.

Përjetuam  dhe sëbashku shumë ofensiva dhe vepruam në shumë operacione luftarake.

E kishim si yll prijatar bacën Qazë. Shkonte dhe kthehej nga betejat me këngë.

Ndodhi njëherë në malet e Vuçakut kur baca Qazë u nis në detyrë me katërmbëdhjetë luftëtarë tjerë.

Unë isha në akcoon tjetër luftarak. Gjatë luftimeve të rrepta Qaza plagoset rëndë. Duke dashur që të shpëtonin luftëtarët e tij, ai i urdhëroi ata ta linin vetëm.

-“Shkoni” u kishte  thënë Qaza, -“Mos u merakosni për mua, vetem ju të shpëtoni”.

Dhe bashkëluftëtarët me dhembje dhe dëshprim pranuan urdhërin e tij. Dhe ashtu u tërhoqën duke e lënë Qazën e plagosur rëndë te Presa, të bindur se nuk mund të mbijetonte plagët.

Njëri nga  bashkëluftëtarët prej Negroci, i bindur se Qaza ka vdekur, u kthye pas dy ditësh në vendngjarje duke e kërkuar për ta varrosur. Pas disa kërkimeve, e gjen luftëtarin të gjallë në një gjendje shumë të rëndë. U përkujdes për plagët dhe tërheqjen e tij. Dhe ndodhi mrekullia që shoku Qazë të kēndellet. Ishte tepër makabrale se  luftëtarin Qazim Zeka e dinin të vdekur dhe kishin hapur të pame.

Pasi mbaroi lufta jetoi njëzetë vite duke tërhequr me vete edhe shumë plagë dhe në mungesë të disa organve. Nuk i takoi asaj kategorie që gëzonte privilegje n’emër të luftës, por ruante dinjitetin ,guximin, trimërinë dhe krenarinë si virtyte të larta të një luftëtari. Ai nuk u përkul kurrë as në front betejash e as në trivialitete pushtetarësh. Vdekja u tregua e pamëshirshme ndaj luftëtarit hero Qazim Zeka.

I pushoi së rrahuri zemra e luftëtarit luan. Ditë e rëndë pikëllimi për mua dhe Kosovën tonë.

Shoku im Qazim Zeka

E paç të lehtë dheun e Kosovës

Zoti të siguroftë Parajsën

Pusho i qetë shoku im

Përkulem para veprës tënde

Gjunjëzohem para varrit tënd

Lavdia të përket ty o i madhi luftëtar i lirisë dhe Pavarësisë sone, yllndrituri Qazim ZEKA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak…