Letër e hapur për të gjithë veteranët e UÇK-së
Nga Basri Beka
Ju veteran të UÇK-së ish bashkëluftëtar të mijë, ju drejtohem me ketë letër të hapur të ju shpreh indinjatën time për vetën dhe ju, sepse e bëmë vetën të heshtim dhe të lejojmë të përsëritet historia.
Ne veteranet e mjerë sot po heshtimi kur dje në Ohër u përsërit historia dhe ndodhi tradhtia.
Ne veteranët sot heshtim sepse heshtëm pas lufte kur matrapazët e profiteret uzurponin e keqpërdornin në emër të UÇK-së.
Ne veteranët sot heshtim sepse dezertoret, profiterët kur u kthyen me uniforma të UÇK-së e u shiten si luftëtar nuk i demaskuam, nuk i pyetëm se në cilën betejë kishin marr pjesë, cili ishte kontributi i tyre në UÇK?
Ne veteranët sot heshtim sepse nuk treguam se lufta e UÇK-së përfundoj me 12 qershor 1999 dhe se ata që përfitojnë në emër të UÇK-së nuk kanë të bëjnë me UÇK-në asgjë.
Ne veteranët sot heshtim sepse heshtëm përball vuajtjeve të bashkëluftëtareve, familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe viktimave të luftës.
Ne veteranët sot heshtim, sepse heshtëm ndaj atyre që keqpërdoren luftën dhe emrin UÇK.
Ne veteranët sot heshtim sepse heshtëm ndaj atyre që u krekosen e nuk pranuan kontributin e gjeneratave e miqve tanë ndërkombëtar për liri.
Ne veteranët sot heshtim, sepse ju kthyem jetës së rëndomtë e nuk morëm përgjegjësi për vendin e edhe ata prej nesh që vazhduan i sabotuam.
Ne veteranët e mjerë sot heshtëm kur do të duhej prape me sakrificë, kurajë e angazhim e po të kishte nevojë edhe me gjakun tonë të ndalnim tradhtinë.
Ne veteranët sot heshtim, sepse i tradhtuam idealet e lirisë dhe nuk u ngritëm kundër tradhtisë.
Ne veteranët sot heshtim, sepse ideali u shua ndër ne dhe harruam se të jesh patriot e luftëtar e atdhetar nuk mjafton të jesh një here por duhet të jesh përherë.
Ne veteranët sot heshtim, sepse u dehëm nga dëliri i lirisë dhe e harruam se përgjegjësia jonë nuk ka përfunduar me lirin sepse liria nuk ishte vepër vetëm e jona por ishte edhe vepër e popullit dhe e miqve tanë që e deshën lirin tonë (SHBA, NATO).
Ne veteranët sot heshtim, sepse në nuk duam të mësojmë nga historia sepse vetë deshëm të mbesim të pa zhvilluar dhe të pa lexuar e të mësonim se historia përsëritet, në nuk e kuptuam se shqiptaret në luftën e dyte botërore arritën të bashkohen dhe të bëhen shtet plot 4 vite, por lakmia e liderëve për pushtete e politikanëve komunist e ktheu Kosovën prape nën pushtimin e Serbisë, me vuajtje e sakrificë shqiptaret arritën të behën subjekt konstituiv shtetëror i Jugosllavisë në 1974 por për shkak të lakmisë për pushtet të liderëve komunist e humbëm në 1989 me suprimimin e autonomisë, me vuajtje e luftë arritëm pavarësinë me 2008 dhe të vuloset nga GJND shtetësia, por për shkak të lakmisë për pushtet të politikanëve e tonën dje me 18 mars 2023 e futem Serbinë brenda dhe e cenuam pavarësinë.
Ne veteranët heshtim sot, sepse nga 15 apo 16 mijë luftëtar lejuam të i bënim 65 mijë.
Ne veteranet heshtim sot, sepse lejuam të na quajnë mercenar, në vend që të pranojmë vlerësim e drejtësi sociale pranuam asistencë sociale.
Ne veteranet heshtim sot, sepse në vend që ti mbronim udhëheqësit tonë ne lejuam që shpifjet e propagandat të mbizotërojnë e sot të janë në Hagë.
Ne veteranët heshtëm sot, sepse lejuam që të na përfaqësojnë injorantet e të padenjët, dezertoret e matrapazët e ata të denjët i dorëzuam në Hagë.
Ne veteranet sot heshtim, sepse lejuam të i bëjmë heronj shumë nga ata që nuk ishin heronjtë, në lejuam që të u japim pas lufte autoritet atyre që nuk kishin autoritet.
Ne veteranet sot heshtim, sepse luftën tonë lejuam të e shkruaj nëpër fejtone matrapaz e profiter lufte.
Ne veteranet sot heshtim, sepse pranuam që veterane luftëtar të mbesin në mjerim e ne te heshtim ndërsa dezertorve e profiterve u jepem autoritet pasuri e lavdi.
Ne veteranet sot heshtim, sepse lejuam që udhëheqësit tonë heronjtë që e bënë shtetin të na i për baltosin e të na i quajnë hajna e tradhtar e të besojmë në ata qe e sabotuan luftën për liri.
Ne veteranet sot heshtim, sepse lejuam të demonizohem e të për baltosem.
Ne veteranet sot heshtim sepse shumica e jonë lejuam të jetojmë te demonizuar e në varfëri dhe sot nuk kemi vullnet të protestojmë kundër tradhtisë.