Letër kryeministrit të Shqipërisë!
Shkruan: Hisen Berisha
Zotëri kryeministër, në pamundësi t’iu takoj drejtpërdrejtë, si ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si ish-ushtarak i UÇK në luftë për çlirim dhe si ish-ushtarak i Forcës së Kosovës në paqe, për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake për sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë, ju drejtohem me thirrjen e sinqertë: “Ruajeni popullin shqiptarë nga vrasja me nacionalizëm e drogë nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij e krimit!”.
Pas zgjedhjeve të retorit 2019, kur doli parti e parë, por jo me përqindje të pavarur, kisha paralajmëruar atë që vënin në pah mediet se burimi i financimit është i dyshimtë dhe e ndërlidhte me eksponentë të terrorizmit ndërkombëtar (siç flasin dëshmitë në fotografi me Osman Atalajn deri sa mbante konferenca ndërkombëtare kundër “terrorizmit amerikan”, pas eliminimit të Binladenit), magnatëve mafioz rus, që kishin pushtuar Adriatikun, me jahtet e tyre të kontrabandës së liderit të tyre – Putinit.
Përflitet po ashtu se në qeverinë e parë “Kurti 1” u lirua nga banka me ndërhyrje të qeverisë, garancioni bankar i kompanisë punëkryese të “Rrugës së Kombit” me përfitim të një përqindjeje për financimin e LV-së, kur ministër i Financave ishte Besnik Bislimi, pastaj financuesve të pavarur ku hyjnë kategori të pa filtruara në aspektin e sigurisë.
Fakti se laboratori i drogës e karakterizon pikërisht ketë qeveri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti, përkatësisht ministren e Drejtësisë, Haxhiu, si dhe qenia e tyre në listën e donatorëve të partisë LV-së, tregon për financimin nga krimi i këtij ekipi. Kjo edhe e sqaron rritjen e tyre patologjike elektorale.
Prandaj si shtet e qeveri me ingerenca në sigurinë ndërkombëtare, duke qenë edhe shtet anëtar i NATO-s dhe infrastrukturës së sigurisë ndërkombëtare, ju takon të veproni në mbrojtjen e popullit shqiptarë nga vrasësit me drogë e politika që cenojnë qenien tonë kombëtare! Për ketë ju obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni tetë i saj.
Me ketë plotësojmë edhe pritjen e partnerëve tanë strategjik dhe NATO-s për luftimin e kërcënimeve dhe rreziqeve me karakter transnacional siç është janë aferat aktuale të qeverisë sonë.
Nga po i njëjti mekanizëm qeveritarë është vjedhur energjia, rezervat e shtetit dhe po vidhen miliona secilën ditë, por askush nuk do të mund të besonte se një qeveri e zgjedhur nga populli prodhon drogë për të vrarë popullin.
Mendimi i ekspertëve për droga të tilla laboratorike, flasin për pasojat mjaftë të rënda që lënë drogat sintetike dhe se janë droga që shkaktojnë vdekje masive, probleme e halucinacione në shëndetin mendor.
Sot, fenomeni i shpërndarjes dhe përdorimit të drogave godet rininë në Kosovë përkatësisht shkollarët e mesëm e universitar.