LETËR NËNËS

22 korrik 2020 | 18:50

Nënë,
Motërmadhja ka ra në shtratin e pagojë
Përpiçet me shpiirt të të thërras
Por, jo nënë
Ajo me sy të dashur është në koma
S’mund të të bëlbëzoj as emrin tënd.

Nënë,
Mos u brengos për thirrjet e Zotit.
Unë jam pranë saj dhe të shoh Ty
Me sytë e tu mundohem t’i flas, motërmadhes
Me zërin tënd i thurë lutjet e mia për të.

Nënë,
Nëse mbesim pa dritën e gjakut tënd
Të ngushëlloj nga këtu të marr ngrykas
Mos e shtro mërzinë pranë teje, Nënë
Bëhu e fortë dhe ma jep dorën të ta puth.

19.07.2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plazhe mahnitëse në disa raste tejkalojnë madje edhe ato tropikale,…