Letër për Ramiz Cernicen, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca
Ismet Sylejmani
NDEROJE HEROIN E KUVENDIT TË KOSOVËS, TRIBUNIN E KOMBIT RAMIZ CERNICA
Shumë i dashur dhe i nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca!
Më 8, 9 dhe 10 Korrik 1945, i ka zhvilluar punimet Kuvendi famëkeq i Kosovës në Prizren!
Në atë kuvend u morrën vendime të cilat prej vitit 1945 e deri në vitin 1999 e lanë Kosovën nën Serbi dhe ëndrra e bashkimit me Nanën Shqipëri vazhdon…
Në atë Kuvend të Kosovës në Prizren, i cili ishte i kombshëm për fatet e popullit shqiptar në ish- Jugosllavi, biri i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, Heroi i Kuvendit, Tribuni i Kombit Ramiz Cernica, shkelqeu…
Ashtu sikur e dini edhe Ju i nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca,
Ramiz Cernica, Gjeniu i Parlamentit të parë Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, në seancën e mirënjohur, doli hapur e pa ekuivoke kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia, dhe tha Jo me Serbinë!
Shumë i dashur Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca!
79 vite janë bërë dje me 8 Korrik, sot kur po ju shkruaj dhe nisi letrën më 9 Korrik, janë fiks 79 vite, kurse neser me 10 Korrik, bëhen 79 kur i mbyll punimet Kuvendi kobëzi, dhe Kosova me votën edhe të delegatëve shqiptar mbetet nën Serbi!
Në 79 vjetorin e qëndrimit heroik të Deputetit Legjendar të popullit shqiptar Ramiz Cernica, nderoje me Mirënjohjen më të lartë të Kuvendit të Kosovës, dhe në vitin e ardhshëm në 80 vjetor, ngritja Përmendoren në Oborrin e Kuvendit të Kosovës, në krah të Shtatorës së Gjergj Kastriotit Skenderbeu e përballë Permendores së Presidentit Ibrahim Rugova!
Shumë i dashur Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, shpresoj se Letra ime për Ty, do të gjejë mirë e shëndoshë, dhe do ta nderosh me shpejtësi dhe me vendim historik, birin e madh të Kombit, demokratin e madh dhe titanik Ramiz Cernicën!
Me respekt dhe mbetem me shpresë se do bëhet realitet misioni i letrës time!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Korrik 2024!