Letër presidentit të Turqisë, Erdogan

23 janar 2023 | 11:16

Nga: Sali BISLIMI

Mbi themelet e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta vendosni islamin politik, i cili rrezikon dhe izolon shtetin tonë të ri. Perandoria Osmane me ofertën e ndërmjetësimit të paqes për konfliktin serbo-kosovar është pabesia e radhës dhe këtu dukeni manipulator. Oferta juaj na shqetëson për mossinqeritetin që keni. Duke qenë ish-pushtues i vendit tonë në një të kaluar të gjatë në histori, nuk mund të jeni dashamirës i vendit tonë. Ju jeni duke u përpjekur të vendosni një regjim të islamizmit të pastër dhe të ashpër, duke vënë në pikëpyetje themelet e shtetit tonë demokratik. Kanë kaluar shtatë vjet qëkur udhëheqësit dhe zyrtarët islamikë vendosën gurthemelin e xhamisë së re qendrore të Prishtinës pa pyetur askënd, që sot është duke ardhur si ankth për kryeqytetin tonë. Xhamitë tuaja të ndërtuara për qëllime politike që gati janë 1000, nuk janë shtëpi të zotit, por kazerma për lufte kundër shqiptarëve dhe Perëndimit. Ato një ditë do të derdhin gjak. Islamizimi i Kosovës është në kundërshtim me procesin e integrimit evropian. Ne si qytetarë të Kosovës duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe do ta mbrojmë lirinë politike dhe fetare në vlera perëndimore. Kosova nuk do të jetë kurrë peng i Turqisë. Investimet kapitale i keni në Serbi dhe me trosha bukë nuk mund ta mashtroni popullin e Kosovës. E dua paqen në vendin tim, zoti president Erdogan. Largohuni nga Kosova sa nuk është bërë vonë!

(Autori është ‘Ambasador i Paqes’ dhe drejtor i OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është vënë së fundi në vëmendjen e mediave ndërkombëtare…