Letër protestë e shoqatës “Mëmëdheu”: Të gjithë shqiptarët ta mbrojnë emrin e Hasan Prishtinës

18 maj 2024 | 21:56

Shoqata “Mëmëdheu”, kryetar i së cilës është Jusuf Sherifi, ka dalë kundër ndërrimit të emrit të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Sipas kësaj shoqate, deputetët dhe gjithë shqiptarë duhet ta mbrojnë emrin Hasan Prishtina, dhe të protestohet me të gjitha mjetet dhe format demokratike.

“Letër protestë
Të indinjuar thellësisht nga iniciativa tendencioze dhe aspak e logjikshme e disa qarqeve të errëta universitare, për t’ia ndërruar emrin Universitetit të Kosovës – “HASAN PRISHTINA”, në UNIVERSITETI I PRISHTINËS, marrim guxim që të shprehim pakënaqësinë tonë dhe të denoncojmë këtë nismë si të keqe, të dëmshme dhe antihistorike!
Ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës e gjithë shqiptarët, që t’i u bashkëngjiten nismëtarëve që po mbrojnë emrin HASAN PRISHTINA, dhe të protestojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike.
Një vigan liberator siç ishte HASAN PRISHTINA, nuk e meriton një përbuzje të tillë makabër nga koka të mediokritetit.
Njëkohësisht, ftojmë të gjitha shoqatat në mërgatë që të kundërshtojnë idenë e ndërrimit të emrit!
18.5.2024
Shoqata “Mëmëdheu”
St. Gallen, Zvicër
Kryetari, Isuf Sherifi”, është thënë në këtë letër të kësaj shoqate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje…