LETËR RAMIZ CERNICËS
Ismet Sylejmani
I dashur Ramiz Cernica, nëpërmjet letrës për Ty, po i drejtohem popullit shqiptar, Kombit dhe Atdheut tonë!
I dashur popull shqiptar!
I nderuar Kombi ynë!
I shtrenjti ynë Atdhe!
Ramiz Cernica ishte ideolog kombëtar si Abdyl Frashëri, si Hasan Prishtina, si Ismail Qemali e si Luigj Gurakuqi etj., etj., që front final dhe arenë lufte e kishin parlamentin dhe përfaqësonin trurin e Kombit, por edhe ishin pararoja e mendjendriturve të Atdheut…
Ramiz Cernica nuk ishte si Idriz Seferi, as si Bajram Curri, as si Isa Boletini, as si Azem Galica, as si Hasan Alia- Remniku, e shumë, e shume të tjerë që ishin luftëtar kombëtar me armë në duar, që arenë lufte i kishin fushat dhe malet e Atdheut dhe i komandonin ushtarët e armatosur liridashës kundër hordhive pushtuese…
I dashur Ramiz Cernica!
Familja dhe fisi Yt Hoxhaj në e nga Cernica, janë ndarë e janë përqarë rreth plisit Tënd!
Një pjesë janë që Shtatorja Jote të jetë pa plis mbi kokë!
Një pjesë janë që Shtatorja Jote të jetë me plis mbi kokë!
Ne shqiptarët që përfaqësojmë gjeneratat e reja, dhe ata shqiptarët e ardhshëm qo do të vijnë valë-valë në jetën e popullit shqiptar, që nuk e kemi pasur fatin të të takojmë fizikisht nga afër!
Si duhet të të shohim Ty, të derdhur në bronz në Kryeqendrën e Anamoravës në Gjilan?
Ashtu sikur ke mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovë në Prizren pa plis, ngjashëm si krejt delegatët, për çka edhe je bërë i famshëm!
Apo ashtu sikur të kanë njohur familjarët tuaj, në oda burrash e sallone familjare, me plis!
Unë që po ta shkruaj këtë letër të pazakontë, jam në hall të madh!
30 vjet jam angazhuar që të ndriqohet e të lartësohet vepra Jote dhe akti Yt heroik në Kuvendin e Kosovës në Prizren!
Tash kur ka ardhur koha të shkrihet në bronz Shtati Yt i Artë, na kanë dalur disa nga familja Jote dhe të duan jo ashtu sikur ke diskutuar në Parlament, por ashtu sikur të kanë njohur, sikur të kanë përqafuar e sikur kur kanë ndjur me Ty!?
Na e thuaj i dashur Ramiz Cernica!
Të lutem,
ngritu nga varri dhe na e thuaj,
pa plis si në Kuvend,
apo me plis si në familje e jetë të përditshme,
ngritu si Anteu,
ngritu ashtu sikur u ngrite në Prizren dhe bëre histori për popullin shqiptar dhe për Kosovën Tënde të dashur!
Prishtinë, 6 Shtator 2023!