LETËR TË RINJVE
Në kohën e këtyre rrotullimeve të (dis)- favorshme, të shtrëngimeve të mëdha socia- le, pozita e popullit tonë nesër, veç se vjen e (pa)qartësohet. Ekziston një parim i përgjith-shëm shpresëdhënës: – E drejta triumfon!
Porse, ky parim i thënë troç është i pakur- disur, i pakufij. Në të vërtetë, me këtë nuk themi diç konkrete, se kur dhe si do të triumfojë e Drejta?!
Në anën tjetër, realiteti ynë sot dikton: Mër- gim! Papërspektivë! Ndjekje! Vdekje që ni ngjitur për trup!
Janë këto sot refrene të përhershme të tru- rit shqiptar. Të këtij truri të lidhur nyje.
Të këtij populli të ndarë e të mbetur.
Të forcës së tij më të ndjeshme, më vitale
– Rinisë!
Vërtet: Ku është sot emri i quajtur rini?
Një mik imi, ditë më parë, më rrëfente se si qenka zgjuar në ora një pas mesnate dhe turravrap paska shkuar në UDB për t’i dorë- zuar letrat e nevojshme për pasaportë! Me- gjithë ketë, nuk kishte arrite i pari!
Unë me sytë e mi kam parë në Shkup turma shqiptarësh me plaçkat dhe shpresën e pa- losur në valixhe duke ikur me gra, pleq, fë- mijë e të rinj.
Prapë Shkupi!?
Ç ‘koincidencë!
Shkupi: derë që shkapërderdh energji!
Marrë globalisht ndodh kështu sepse janë kufizuar mundësitë për ekzistencë për një shtresë të popullit, si rob që jemi.
Megjithëkëtë: Ikja kolektive është luftë për liri apo pranim i disfatës në heshtje?
Edhe një herë: Ç ‘faktor po na i dikton veprimet?
Apo: Si u bë që Rinia jonë (bartëse e re-volucioneve e së këndejmi edhe e vuajtjeve më të llahtarshme) të margjinalizohet, të nxi- rret jashtë kuvendit, ta quajmë kështu frontin në të cilin zhvillohet sot lufta jonë e butë e me argumente të forta?
Nga kjo që thamë, pavarësisht nga gjithë ajo që bën Serbia për ta thyer rininë tonë, vihemi para pyetjes: Si të organizohet Rinia jonë përbrenda që të ndalet turri i shkapër- derdhjes dhe që, në të njëjtën kohë, të kyqet në rrjedhat e zhvillimeve politike……… (Nga kjo letër ka shpëtuar vetëm ky fragment. – Shënim a. g.) Naim-Naim Zhitia
Kjo letër iu është drejtuar të rinjve nga udhëheqësi i Lëvizjes popullore të Kosovës, Heroi i Kombit Afrim Zhitia.