LETËRNJOFTIMI I MUHAMET GASHIT

10 gusht 2023 | 11:03

Nga: Violeta Gashi

Shqiponjat, në tokën e tyre kanë qenë gjithmonë t’shkelura e të shkelura nga çizme të ndryshme. Mirëpo edhe pse kanë pasur shkelje e Shkelje, nuk i humben Traditat dhe Kulturën e tokës së tyre. Po ashtu gjatë shkeljeve, për të jetuar shumë shqiponjave iu duhej ta ndërronin vendlindjen me një tokë tjetër.

Shqiponjat, ndërrimin e tokës e bënin qoftë në afërsi të vendlindjes e qoftë në diasporë. Mirëpo edhe pse kthenin timonin, nga një vend në vendin tjetër nuk e ndryshuan asnjë tipar të Shkëlqyer të tokës së tyre. Kështu disa shqiponjave nga Buzhala e madhe e Tropojës, iu duhet patjetër për të shpëtuar nga shkelja e çizmeve gjakpirëse ta ndërronin vendlindjen me tokën e Kusuriqit të Pejës më 1873-ën, apo më 1874-ën.

Shqiponjat, jetuan në këtë tokë për Bukuri pasi vendi kishte bukuri e Bukuri natyrore por shkelja e çizmeve prapë i Detyroi ta ndërronin këtë Bukuri natyrore. Kështu disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë, më 1878-ën kthyen timonin për t’jetuar në Jashanicë të Klinës e pas dy vjetëve prapë ndërruan vendin dhe shkuan në Zaberxh për t’jetuar pasi iu dukej ma qetë.

Disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë, vuanin e Vuanin jo vetëm nga shkelja e çizmeve por edhe nga rrethanat që i përjetonin me rastin e ndërrimit të tokës.Kështu më 1900-ën disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë, për të jetuar kthejnë timonin e jetës në Murgë. Mirëpo edhe këtu edhe pse toka si në të gjitha vendet kishte një Bukuri natyrore të rrafshët, iu duhet ta kthejnë timonin nga Murga në Gullubofcë për t’jetuar e pikërisht ketë kthim të timonit e bëjnë më 1905-ën.

Toka e Gullubofcit, si tokat e vendeve të lartëshkruara kishte një bukuri natyrore dhe t’rrafshët. Mirëpo disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë, nga shkeljet e çizmeve gjakpirëse dhe nga rrethanat iu duhet ta ndërronin vendqëndrimin me fshatin e Bukurisë natyrore dhe të rrafshët Gurikuq apo ish-Plloçicë e këtë ndërrim t’vendqëndrimit e bën më 1907-ën.

Toka e fshatit Gurikuq, përveç cilësive të lartëshkruara kishte edhe një cilësi të pa zëvendësuar e kjo Cilësi ishte pasi po të hidhej fara mbrapsht në tokë binte mbarë.

Disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë, edhe pse kishin Peripeti nga shkeljet e çizmeve të ndryshme nuk kthyen timonin më në asnjë vend tjetër sot e asaj dite. Ndërsa brezat e rinj, për t’ecur në hap me kohën gjejnë çati të përkohshme sa ma afër hapit të suksesshëm.

Madje disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë, kthejnë timonin për të jetuar me hap përpara n’vende  sa më të afërta n’përhershmëri  me hapin e përparshëm n’kohë dhe në sukses. Mirëpo çatit e Çatit n’fshatin Gurikuq, s’i prishin pasi duan ta Ruajnë vendin e etërve dhe pasi nga 09-ta s’kanë më shkelje t’çizmeve gjakpirëse. Kështu Çatit e tokës së Shkëlqyer të fshatit Gurikuq, disa shqiponja n’fis dhe n’mbiemër Gashë i kanë si Çati turistike dhe si Çati ku mbajnë ahengje kur kthehen nga vendet ku jetojnë me timonin e Shkëlqyer.

Letërnjoftimi i  Muhamet  Gashit

Muhamet Gashi, ka lindur më 05.V.1940 në fshatin Gurikuq apo ish-Plloqicë nga nëna Nazë dhe nga babai Sokol.

Lindja e Muhamet Gashit, kishte qenë e ndryshme nga fëmijët e barkut të Nazës, sepse kishte një dashuri të zjarrtë për librin dhe me këtë dashuri pasi mbaroi katër vjeçarën e asaj kohe sa sot një shkollë e lartë filloi ta përhapte njohurinë tek secili-a pasi kishte ketë lindje që ta shihte tjetrin-ën si vetën.

Kështu më 1953-ën, gjer më 1957-ën, kishte dhënë mësim n’fshatrat afër vendlindjes. Mësimin e zhvilloi nëpër kulla, ku ditën mësonte gjinin femërore e natën mësonte gjininë mashkullore.

Kullo-klastë e Muhamet Gashit, gjatë mësimit kishin afër pesëdhjetë nxënës të moshave të ndryshme e në këta nxënës kishte edhe më të vjetër se sa vetë mësuesi.

Mirëpo të dy gjinitë Muhamet Gashin, respektonin e Respektonin pasi përveç mësimit i ndihmonte edhe në anën financiare e kështu më tepër Muhamet Gashit i qëndronin para syve këta nxënës t’gjinisë mashkullore:-Alush Veseli, Ramadan Malaj, Arif Haxhiu dhe  Habib Sejdiu. Ndërsa para syve n’gjinin femërore, i qëndronin këto nxënëse:-Bika Maloku, Hasime Gashi, Hamide Gashi, Hyra Gashi dhe Mehreme Gashi.

Muhamet Gashit, pas vjetëve të lartë shkruara ia ndalojnë mësim dhënien çizmet gjakpirëse dhe sheh që jo vetëm fëmija e tij por fshati dhe tërë fshatrat afër kishin nevojë për anën financiare e madje shpesh s’kishin pasur as bukë për të ngrënë. Kështu Muhamet Gashi, ia vëri vetit synimin e A-Zh-së dhe kishte marrë rrugën e gurbetit pa dëshirën e tij. Sepse ai kishte dëshirë e Dëshirë t’jetonte, vetëm në tokën e shqiponjave pasi guri rënd peshon në vend të vetë.

Synimin Muhamet Gashi, kishte Dëshirë ta praktikonte e Praktikonte dhe vendosi që të shkonte në gurbet por t’vinte sa ma shpesh tek gjiri familjar. Kështu filloi punën në Zagrep, dhe punoi tri vjetë e nga këtu punoi në Shkup po ashtu tri vjetë. Pastaj punoi pesë apo gjashtë vjetë, në Gjermani e në Zvicërr. Ndërsa pas këtyre vendeve, kishte shkuar në Austri dhe në Gjermanin Lindore e që në të dy  vendet kishte punuar nga dy vjetë. Pastaj Muhamet Gashi, kishte punuar edhe në Australi e në ketë vend i ndahet toka më 1981-ën për të jetuar përgjithmonë.

Kjo ndarje e tokës nga australianët Muhamet Gashit, iu bë për shkak që kishte një lindje dhe njohuri të veçantë si dhe për shkak që kishte dhjetë fëmijë në Kosovë e që t’i kishte më afër fëmijët. Mirëpo Muhamet Gashi, ia kishte vërë vetit synim A-Zh-në jo vetëm për anëtartë familjarë dhe fshatin por edhe për të gjitha fshatrat afër vendlindjes së tij. Kështu nuk pranoi tokën në Australi, dhe dokumentet kishin mbetur në Beograd. Pastaj pasi punoi këtu dy gjer në tri vjet, shkon për të punuar në Riekë e në ketë vend punoi gjersa e zuri muri më 1986-ën, dhe pas një shërimi primar të Riekës e sjellë në shtëpi djali i mikut apo Hamëz Bytyqi nga Abria.

Sjelljen në shtëpi të Muhamet Gashit, djali i mikut e bëri me mjaft vështirësi pasi rruga kishte çizme gjakpirëse dhe pasi shtati i tij përveç fytyrës kishte gipsin. Kështu shërim pas shërimi Muhamet Gashi, kujtonte vendet e ndryshme të punës në diasporën që dheun ka baltë e jo mjaltë si vendlindja dhe të gjithë fëmijët e tij çuditeshin sa shpesh iu vinte babai nga gurbeti.

Madje çuditeshin edhe fshatrat afër fshatit Gurikuq si dhe vetë fshati çuditej, sepse nuk shkonte muaji pa marrë dhurata të çmuara nga Muhamet Gashi.

Mirëpo dhuratë më të çmuar anëtarë familjarë dhe fshati si dhe fshatrat afër vendlindjes, merrnin nga Muhamet Gashi pasi ai iu dhuronte me kënaqësi njohuri si nga ana gjeografike e po ashtu edhe  nga ana historike qoftë për tokën e shqiponjave e po ashtu  edhe për tokën e diasporës. Madje dhuratë të çmuar kishin marrë edhe vendet e ndryshme të diasporës, sepse Muhamet Gashi me secilin-ën që kishte qëndruar si gjatë punës e po ashtu gjatë kohës së lirë i kishte parë si vetveten.

Shikimi i Muhamet Gashit, kishte bërë diasporën që t’mos e pengonte e as Pengonte Dëshirën e tij për të ardhur në gjirin familjar.Mirëpo Muhamet Gashi, s’kishte qenë plotësisht i kënaqur me arritjën e tij dhe kështu luftonte me sëmundje vetëm e vetëm t’mos vdiste pa përhapur akoma njohuri tek secili-a.

Dhembja trupore, shpesh e linte në shtratë por kur është ngritur nga shtrati s’pushonte n’mësimdhënie të çdo ane ndaj secilit-ës që shihte afër. Kështu më 1991-ën, dy fëmijë i kishin pasur fatkeqësi në komunikacion dhe Muhamet Gashi që të shkoi sa ma parë tek fëmijët hyri në traktor së bashku me bijën e tij apo fluturën mbretërore pasi t’mirat e tij i kishin harruar edhe vetë fëmija e vëllaut. Mirëpo shoferi apo dhëndëri i kojshisë i ardhur në fshatë, kishte vozitur shpejt dhe Muhamet Gashi përplaset afër timonit ku edhe e çanë pak buzën e poshtme.

Buza i infektohet, nga cigarja dhe i shkaktohet tomor. Pastaj pasi i shërohen fëmijët, shkon tek djali i dytë apo pëllumbi shpetues në Zvicërr për t’u shëruar pasi mjekësia kosovare ishte e dobët.

Zvicërra, ta shërojnë plotësisht ia largojnë të gjithë dhëmbët nga goja.

Muhamet Gashi, kthehet nga Zvicërra dhe prapë kënd e shihte që kishte nevojë për njohuri të çdo lëmie me kënaqësi ia dhuronte. Kështu erdhi marsi i 2008-ës, dhe iu ndanë djemtë që t’kishin sa ma afër çdo gjë dhe që t’ia bënin me dije babait se si po iu ndahen katër bijtë. Mirëpo Muhamet Gashit, përveç tensionit që i kishte mbetur nga rasti i çarjës së buzës iu shkaktua edhe diabeti nga vuajtja shpirtërore edhe pse bijtë e tij ia afronin A-Zh-në. Pastaj pas diabetit, iu lajmërohet edhe tomori femror dhe gjendja e tij gjithmonë e më tepër keqësohet. Kështu djali i tretë apo shtylla smeralde, nuk arrinte nga fshati t’kujdesët plotësisht për babain pasi punonte në Kirurgji t’Prishtinës  si kryeinfermier dhe vendosi që t’largohet nga fshati Gurikuq për të jetuar përgjithmonë në Bresje afër Fushë Kosovës.

Mirëpo plakut, iu kishin bërë shumë pika e pika-pika mbushët pusi. Kështu pikat munden plakun, edhe pse kishte një lindje të veçantë dhe një shpirt të pastër. Pastaj pikat, më 27.l.010 e sollën plakun n’operim n’Prishtinë.

Operimin n’Prishtinë, pranoi edhe pse bijtë ia kishin përgatitur të gjitha dokumentat për në Zvicërr e pikërisht n’përgatitjën e dokumentave kishte shkëlqyer djali i madhë apo Ylli orjentues. Mirëpo operimin, pranoi duke u bazuar tek djali i tretë dhe tek mjektë tanë që pas luftës ndoshta kanë më tepër njohuri si dhe tek gruaja e tek të gjithë fëmijët që do ta ndihmojnë.

Operimin Muhamet Gashi apo plaku, kaloi dhe duket që po shërohet por jo sepse operimit i ka shpetuar fal shpirtit të Pastër dhe Zotit e ky shpirt e mbajti gjallë gjer më 07.lV.010 edhe pse kishte mjaft Vuajtje si nga ana fizike e po ashtu nga ana shpirtërore.

Shpirti Muhamet Gashin, e lëshoi n’mesin e të gjithë fëmijëve dhe gruas si dhe rejave më 07.lV.010 afër orës njëzetë e dy. Kështu n’ora tre, të datës tetë nisën nga Bresja për në Gurikuq të gjithë së bashku me babain kufomë të Lulëzuar e lulëzimin e kufomës e filloi djali i katër apo Syshkruari me Lotë n’sy por pa britmë.

Lulëzimin kufomës, ia kishin Dhuruar i madh e i vogël si nga fshati e po ashtu nga shumë anë të Kosovës.

Lulëzimin ndaj Muhamet Gashit, të gjithë e bën jo vetëm n’varrim por edhe n’pesë ditë ngushëllimi që ua caktoi hoxha. Mirëpo Lulëzimin ndaj Muhamet Gashit, sot e asaj dite e vazhdojnë tek bijtë dhe bijat qoftë n’Bresje e Prishtinë dhe qoftë në Malas apo ish-Malishevë e Zvicërr si dhe në Gjakovë e Llap.

Shkroi dhe korrektoi:

Violeta Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile, i përberë nga Group…