Letonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

22 prill 2022 | 12:34

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, ka thënë se shteti i tij i kupton aspiratat e Kosovës si shtet demokratik.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media ka hënë se as Letonia dhe as Kosova nuk kanë ndonjë armik, por se vetëm janë duke e mbrojtur demokracinë.

Levits ka thënë se situata në Evropë ka ndryshuar pas pushtimit rus dhe se tani Evropa është duke u kërcënuar nga një Rusi agresive.

“Në qoftë se e shohim situatën e tanishme në Evropë mund të themi se kemi një ndryshim në muajt e fundit pas agresionit rus në Ukrainë. Arkitektura e sigurisë së Evropës duket të ripërtërihet dhe të bazohet në realitet. Realiteti është se duhet të ballafaqohemi me një Rusi agresive. Tani është koha e duhur për ta bërë këtë hap të mirë dhe kjo varet nga NATO-ja”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

“Mendoj që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare e forume. Këtu do të përmendja u Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropës. Sa i përket BE-së Letonia është duke e mbështetur Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave. Ne kemi vërejtur që viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm në këtë drejtim (luftimi i korrupsionit). Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë dhe shpresoj që këto bisedime do të përparojnë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tomorr Buzi ishte në një udhëtim në liqenin Braies në…