Letra 571-vjeçare e nënshkruar nga dora e Skënderbeut

11 gusht 2022 | 08:34

Letra autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga dora e vetë Skënderbeut, të cilat u ruajtën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb…).

571 vjet më parë (8 gusht 1451)

Kjo letër autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm pambuku (bombagine) të kohës dhe siç shihet nga faksimilja, në të dyja anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën 8 gusht 1451. Ndërsa letra në fjalë arriti në duart e Bujarisë së Republikës së Sienës më 13 shtator 1451. /Archivio di Stato di Siena

Përgatiti: Prof. Jahja Drançolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Martin Camaj Cilido që ka jetue larg Shqipnis gjatë…