Letra e dorëheqjes së policit të Kosovës: Rrezikshmëria nuk na u pagua, s’mund të mbijetoj me 420 euro
Vazhdon dorëheqja e zyrtarëve policor në Kosovë.
Para pak ditësh, dorëheqje ka dhënë edhe një polic, dhe arsye për këtë është paga e ulët dhe mos pagesa e rrezikshmërisë.
Dhe ky polic, ka vendosur që ta lë uniformën dhe të migroj drejt Gjermanisë.
Blic ka siguruar dorëheqjen e një polici, të pakënaqur me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë.
Në dorëheqjen e policit thuhet se është i pajisur me vizë pune në Gjermani dhe se më herët nuk ka menduar të punojë jashtë Kosovës, por paga prej 420 euro nuk i kanë mjaftuar të mbijetojë.
Nga janari i këtij viti nga policia kanë dhënë dorëheqje mbi 50 policë, dhe arsye për këtë është paga e ulët dhe mos pagesa e rrezikshmërisë.
Ndryshe, ditë më parë në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe me pagat që marrin, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (FIT), njësiti më elitar i policisë, kanë protestuar, raporton Blic.
Rreth kësaj çështje Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e policisë, do të ketë dorëheqje të policëve.