Letra e Gërvallës drejtuar KiE-së, Daut Haradinaj: Çfarë logjike primitive e këtyre amaterëve është kjo?
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e jep edhe Asociacionin edhe tokat e Manastirit të Deçanit, ndërsa e ka humbur shansin për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE).
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se humbja e momentumit për anëtarësim në Këshillin e Evropës është humbje e madhe.
“Humbja e momentumit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, është një humbje e madhe. Për çudi qeveria tash zotohet se do e dërgojnë brenda një jave draftin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese. Pra, me një fjalë edhe ‘Zajednicën’ edhe tokat ju dhanë Manastirit, ndërkaq e humbëm shansin për anëtarësim në Këshill të Evropës. Çfarë logjike primitive e këtyre amaterëve është kjo!?”, ka shkruar Haradinaj.