Letra e Trumpit për Ramën, Yuri Kim: Presidenti e falënderoi për refuzimin e praktikave abuzuese të Kinës

02 tetor 2020 | 11:34

Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar letrën që presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgonte kryeministrit shqiptar, Eid Rama.

Ambasadorja Kim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se letrën e Trumpit ia ka dorëzuar vetë ajo Ramës, në të cilën presidenti i ShBA-së i kërkonte kryeministrit shqiptar të bashkohej me Amerikën për zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jerusalem.

“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të presidentit të ShBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Paris-Saint Germain, Kylian Mbappe pritet të largohet nga…