“Let’s Do It” pastron pikën kufitare në Han të Elezit

18 shkurt 2019 | 15:35

Për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, “Let’s Do It” ka organizuar aksion pastrimi te pika kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit te pllaka përkujtimore “Eksodi 99”, nga ku dhjetëra vullnetarë kanë larguar afër 100 thasë me mbeturina.

Aksionit iu bashkuan kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, zyrtarë të tjerë komunal, zjarrfikësit, si dhe nxënës të shkollës së mesme “Dardania”, derisa largimin e mbeturinave të grumbulluara e ka bërë Kompania “Pastrimi”.

Drejtori ekzekutiv i “Let’t Do It”, Luan Hasanaj, ka thënë se pavarësisht që të njëjtat hapësira janë pastruar vitin e kaluar, edhe këtë vit ato kanë qenë të mbushura nga mbeturinat.

Ndërsa kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, ka thënë se shpreson që aksione të tilla të ndikojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e mjedisit të pastër.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Feronikeli nga Drenasi është lider i ri i elitës…