Leukemia po i rrezikon jetën djalit të vetëm të familjes Shoshi, kërkohet ndihma juaj
03 nëntor 2019
| 23:05
Eldion Shoshi është një vogëlush 6-vjeçar nga Peja, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.Eldioni i vogël është diagnostikuar me leukemi, ndërsa familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë.
“Unë si prind kërkoj nga të gjithë Ju që me mundësitë e juaj të kontribuoni për ta shpëtuar jetën e djalit tim të vetëm i cili është vetëm 6 vjeçar, e që vuanë “Leocemia acuta”. Për trajtim e kësaj sëmundje jashtë shtetit më duhet ndihma e Juaj”, thuhet në apelin e babit të Eldionit.
Jep pak, dhuro një jetë për Eldion Shoshi.
Mirësia juaj mund të shëroj një jetë. Bëni një ndryshim.
Banka: TEB
Xhirollogaria: 2031 0000 9622 8014
Përfituesi: Avdyl Shoshi, babai i Eldionit